E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos rishikimin e rezultatit zgjedhor per qarkun e Lezhes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë dhe rinumërojë kutitë e votimit të 10 Qendrave të Votimit në Qarkun Lezhë, pas kërkesës ankimore të Partisë Demokratike. Demokratët kërkuan rinumërim, pasi në vlerësimin e tyre ka pasur manipulime të qëllimshme në tabelat e rezultateve të këtyre qendrave.
KQZ, duke vlerësuar sit ë drejtë kërkesën e Partisë Socialiste, ka vendosur të hapë edhe kutitë e materialeve zgjedhore në 6 qendra votimi, po në të njëjtin qark.
Më parë, përfaqësuesit ligjor të dy forcave të mëdha politike, argumentuan kërkesat ankimore.

Pas procesit të numërimit dhe verifikimit të dokumentacionit zgjedhor, KQZ pritet të investohet në ripërpunimin e rezultateve përfundimtare për Qarkun Lezhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›