KQZ vendos sot ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot projektvendimin "Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private".
Kodi zgjedhor (neni 85, pika 1) parashikon ngritjen nga KQZ, të BMM-së, 40 ditë përpara fillimit të periudhës zgjedhore. Bordi ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private.
P/vendimi që do të shqyrtohet nesër në mbledhjen e KQZ-së propozon përbërjen prej 7 anëtarësh të BMM-së, dhe konkretisht: Basir Çollaku, Andi Kananaj, Adrian Thano, Dardan Malaj, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni, të cilët operojnë në fushën e medias. Në mbledhjen e parë konstituese do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Bordit.
Në dy proceset e fundit zgjedhore, atë të vitit 2009 dhe të 2011-s, kryetar i BMM-së ka qenë z. Basir Çollaku.
(er.nu/BalkanWeb)