3 filma shqiptarë në SEE Film Festival në Los Angeles
LOS ANGELES - Tre filma shqiptarë janë pjesë e SEE Film Festival që mbahet në Los Angeles nga data 2 maj e deri në datën 6 të këtij muaji. Bëhet fjalë për filmin “Pharmakon” të Joni Shanajt, “Agon” të Robert Budinës dhe “Amnistia” të Bujar Alimanit, të tre të mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Në 2010-ën, në këtë festival ka marë pjesë edhe Artan Minarolli me filmin “Gjallë”.
Ky konkurs, është qasje që afron Perëndimin me Lindjen duke synuar afrimin e kulturave të ndryshme etnike. Ndërsa ‘udhëton’ në vendet e rajoneve të trazuara, sheh se pothuajse çdo gjë është subjekt i mosmarrëveshjes: Kufijtë, emrat e vendeve, gjuhët, historia; vendi është plot me pretendime historike, të cilat kanë një tendencë për të ngatërruar vizitorët jashtë. Festivali i Filmit South East edukon dhe promovon diversitetin kulturor të Evropës Juglindore nëpërmjet prezantimeve vjetore të filmave.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)