E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton të marten ankimimet e PD e PS

TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të marten në orën 09:30 diskutimet për kërkesat e relatuara nga subjektet politike, PD dhe PS lidhur me rezultatin e bashkise Tirane.

Kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike , sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.

Në dy kërkesat ankimore të Partisë Socialiste kërkohet shfuqizimi i vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 vitave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e nisi mbledhjen e sotme me  kerkesen e perfaqesuesve ligjore te PS-se, per pezullimin e ankimimit per rezultatin e Tiranes, duke e argumentuar kete me shqyrtimin nderkohe ne Kolegjin Zgjedhor. Por pas shume debatesh, komisioni ka rrezuar kete kerkese dhe ka vijuar mbledhjen me shqyrtimin e ankesave te bera e te planifikuara ne rendit e dites te kesaj mbledhjeje.

Debati

Sipas anetareve te PS ne KQZ, eshte mire qe te pritet deri sa Kolegji Zgjedhor te shprehet per ceshtjen qe ka ne dore per shqyrtim.

Por kunder kesaj kane qene perfaqesuesit e djathte, sipas te cileve KQZ duhet te vijoje me rendin e dites, pasi ankimimet jane bere me vullnet te lire te vete subjekteve te interesuara.

Thelbi i ankimit është i njëjtë. Gjykimi im është që kërkesa për pezullim deri në shprehjen e Kolegjit Zgjedhor për këtë cështje është e drejtë dhe këtë e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, tha Dëshira Subashi.

Sipas saj, nuk ka vlerë që një ankimim të shqyrtohet nga dy institucione njëkohësisht. Ankimet për rezultatin përfundimtar, tabela përmbledhëse që përmbysi rezultatin e Tiranës pritet të shqyrtohet këtu, ndërkohë që kjo cështje tashmë po shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor- theksoi Subashi.

Kunder jane shprehur perfaqesues te PD ne KQZ. Përderisa ankimimet janë të argumentuara dhe të dorëzuara brenda rregullave që Kodi Zgjedhor parashikon nuk ka pse të mos merren në shqyrtim”- thane ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›