Agjenti i Podolskit në bisedime me Romën

Roma është e interesuar për transferimin e Lukas Podolski nga Koelni gjatë afatit kalimtar veror- bën të ditur agjenti i lojtarit, Riccardo Sarti.
Sarti ka thënë për La Signora In Giallorosso se së shpejti do të takohet me drejtorin sportiv të ekipit kryeqytetas, Walter Sabatini, për të diskutuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit.
“Lukas dëshiron të provojë një eksperiencë të re. Ai do të ishte një përforcim ideal për Romën. Është i shpejtë, preciz dhe i shkëlqyer teknikisht”.
"Roma padyshim që e pëlqen atë dhe për këtë arsye së shpejti do të takohem me Walter Sabatinin”, ka thënë agjenti.