KQZ vendos sot për ankimimet për qarkun Lezhë
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë. Pritet që mbledhja të fillojë sot rreth orës 12:00, sipas një njoftimi të KQZ.
Diskutimet do të fillojnë më Shkodrën dhe menjëherë pas përfundimit të Shkodrës do të diskutohet për Lezhën e cila u shty mbrëmjen e djeshme.
Në orët e vona të së mërkurës përfundoi në KQZ rinumërimi i votave i 10 kutive, që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat PD kërkonte rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungonin tabelat origjinale. Në mbyllje të rinumërimit rezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit.
Nga ana tjetër, PS kërkonte pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces.
Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë.
(m.a/BalkanWeb)