Konflikti me Përmbaruesin, AP i rekomandon Bashkisë strehimin e 5 familjeve rome
TIRANE – Avokati i Popullit i rekomandon Bashkisë së Tiranës që të strehojë 5 familjet rome, që duhet të lirojnë banesën në rrugën “Mine Peza”, ku jetojnë prej 50 vjetësh.
Përmbarimi privat, mbështetur nga policia, ka tentuar pa sukses lirimin e banesës një katëshe në rrugën "Mine Peza". Me vendim të Gjykatës së Tiranës, bazuar në aktin normativ të qeverisë shtëpia i është rikthyer ish-pronarit, por zbatimi i vendimit kundërshtohet nga familjet rome të cilat kërcënojnë se do të sakrifikohen me gjithë fëmijë, nëse shteti nuk i gjen strehim.
Si rrjedhojë e rezistencës, përmbaruesi dhe policia kanë tërhequr duke shtyrë zbatimin e vendimit me një muaj, ndërsa vetë banorët kanë refuzuar ofertën e pronarit për një sistemim disa mujor në këmbim të lirimit vullnetar të shtëpisë.
Nën të njëjtën çati jetojnë afërisht 40 persona të komunitetit rom, shumica fëmijë nga 0 deri në 10 vjeç.
Romët thonë se jetojnë duke mbledhur materiale riciklaxhi, si kanaçe apo shishe plastike, me të cilat mundësojnë një minimum jetese ndërkohë që për të patur një shtëpi të tyre dyert në shtet kanë qenë gjithnjë të mbyllura.
Akti normativ i qeverisë, për rikthimin e banesave ish-pronarëve, detyron paraprakisht sistemimin e familjeve që jetojnë në to, në banesa sociale ose ofrimin e kredive me interes të ulët për blerje shtëpie.
(er.nu/BalkanWeb)