Berisha nis fushaten duke falur borxhet e energjise elektrike
TIRAN- Pas amnistise fiskale qeveria hedh ne treg nje tjeter nisme populiste e cila perfshin faljen e te gjithe faturave te papaguara nder vite te konsumatoreve. Te dy keto vendime vijne ne nje kohe kur de facto ka filluar fushata elektorale per zgjedhjet administrative te 8 majit. Vendimi i ekzekutivit eshte bere publik dje gjate mbledhjes se qeverise nga Kryeministri Sali Berisha i cili kete nisme e lidhi me daten 22 mars e cila eshte edhe dita kur Partia Demokratike do te nise zyrtarisht fushaten per zgjedhjet lokale te 8 Majit.
Sipas vendimit qe pritet te filloje se zbatuari deri ne daten 22 mars pjese e kesaj amnistie tjeter te faturave te energjise elektrike do te jene familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike apo pagese papunesie pensionistet qe marrin pension minimal dhe nuk kane burim tjeter te ardhurash etj. Po ashtu te amnistuar nga shlyerja e detyrimeve te prapambetura do te jene te gjithe ata qe kane pensione minimale te te gjitha kategorive si dhe invalidet apo grate qe jane vete kryefamiljare. Pjese e listes se te falurve do te jene edhe jetimet. Vendimi i qeverise ka vlere per te gjitha ato borxhe te papaguara qe kane jane akumuluar qe prej fillimit te viteve 90 deri ne momentin kur Operatori i Sistemit te Shperndarjes u privatizua.
Qeveria vendosi te cliroje nga detyrimet e prapambetura te faturave te energjise te gjithe shtresat ne nevoje duke filluar qe me borxhet me te hershme ne vitin 1992 e deri faturat qe mbajne daten 31 dhjetor 2006. Fatura e borxheve te prapambetura afro 14 vjecare arrin ne 38 miliarde leke ose 380 milione dollare -tha Berisha. Sipas tij 38 miliarde leke qe duhet te ishin ne buxhetin e shtetit falen ne prag te fushates.
Per sa i perket borxheve pas kesaj periudhe qytetaret do te kene te bejne drejtperdrejt me kompanine privatizuese. Une besoj se kjo perfshin te gjithe spektrin e atyre qe kane qene dhe vazhdojne te jene ne nevoje. Edhe njehere dua te theksoj se kjo falje qe behet me 22 mars shtrihet qe nga fillimi i detyrimeve qe ekzistojne ne KESH deri diten qe shperndarja e energjise elektrike u privatizua - tha dje Berisha.
Kjo nuk eshte hera e pare kur qeveria shpall amnisti te faturave te papaguara te energjise elektrike. Ndryshimi kete here eshte qe kemi te bejme me nje amnisti te plote dhe jo te ndare ne periudha kohore sic eshte vepruar me pare. Ne momentet kur qeveria ishte ne negociata per shitjen e pjeses me te madhe te aksioneve te OSSH-se kjo e fundit shpalli nje falje te kamatevonesave te faturave qe nuk ishin paguar. Vendimi u mor ne vjeshten e vitit 2008 ku OSSH merrte persiper faljen e te gjitha kamatevonesave te faturave te papaguara pergjate periudhes Janar-Shtator 2008. Ne ate kohe kjo nisme u cilesua si veprim per te permiresuar treguesit financiare te OSSH-se ne prag te privatizimit.
Pagesat e energjise elektrike jane nje nder problemet kryesore te ketij sektori ne vend. Nje nder detyrat kryesore te CEZ-it pas privatizimit te OSSH-se ishte reduktimi i humbjeve qe shkaktohen nga rrjeti vjedhjet apo mospagesat. Ka zona te tera ne vend sic jane qytete si Burreli Kukesi Shkodra apo periferia e Tiranes te cilat mbajne vendet e para per humbjen e energjise qe hidhet ne rrjet.
Falja e faturave dhe kamatevonesave te energjise elektrike nga fillimi i viteve 90 eshte nje nisme qe vjen paralelisht me ate per amnistine fiskale per biznesin. Ne lidhje me kete te fundit Ministria e Financave eshte duke punuar per pergatitjen e dy drafteve njera per amnisti te plote dhe njera per falje te detyrimeve te papaguara.
Kush perfiton
Perfituesit e pensioneve minimale
Pensionet minimale te te gjitha kategorive
Invalidet
Grate kryefamiljare
Jetimet