Mat, i vë zjarrin shtëpisë së xhaxhait, digjet dhe e vetja
Duket se fjala e urtë kush i bën gropën tjetrit bie vetë brenda vlen shumë mirë për këtë rast. Një 27-vjeçar i ka vënë zjarrin shtëpisë së xhaxhait por flakët janë përhapur duke djegur edhe shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i Bardhë, komuna Xibër e Matit ku 27-vjeçari Ilirjan Baleta i vuri zjarrin me benzinë shtëpisë së xhaxhait Mehmet Baleta pas një konflikti me të për një mur rrethues.
Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur të dyja shtëpitë por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.