KQZ vendos të premten për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për 2013
“Tirana dhe Durrësi pritet të kenë një përfaqësues më shumë në legjislativin shqiptar”
Numri i mandateve për çdo qark të vendit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, me shumë gjasa pritet të ndryshojë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar projektvendimin, i cili mbështetej në dokumentacionin e mbërritur nga Ministria e Brendshme, në të cilin evidentohet rritja e popullsisë në qarqe të caktuara.
Ndërsa ne zgjedhjet e 2009 nga Berati dilnin 8 deputete ne 2013 do te dalin 7.
Kështu, mundësohet një rikonfigurim të hartës elektorale në vend, ku qarkut të Beratit dhe atij të Korçës i hiqet një mandat, ndërkohë që Qarkut Tiranë dhe Durrës i shtohen përkatësisht nga një mandat.
Por, përllogaritja e bërë nga Ministria e Brendshme, bazuar në rritjen e popullsisë, sidomos në 4 komuna të Qarkut Kukës, ka sjellë reagimin dyshues të përfaqësuesit të Partisë Socialiste.
Qëndrim që u mbështet nga komisionerët e propozuar nga opozita.
Për mazhorancën kërkesa e opozitës është e pabazë.
Por, kërkesa që institucioni i KQZ-së t’i kërkojë llogari Ministrisë së Brendshme mbi shkaqet e rritjes së popullsisë në disa qarqe, u rrëzua nga kryekomisionerja Lefterie Lleshi.
Pas kësaj ndërhyrjeje, u vendos shtyrja e vendimmarrjes. Trupa do të rimblidhet të premten në mëngjes.