E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pritje për gazetarët: Liria e fjalës, e pacënueshme

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një pritje për përfaqësues të mediave, i pari për vitin 2012, në Pallatin e Brigadave. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, shefi i qeverisë theksoi rëndësinë e madhe të mediave, duke garantuar vazhdimësinë e përpjekjeve për ta bërë lirinë e fjalës të pacënueshme.

Kryeministri i cilësoi gazetarët si kalorës të fjalës së lirë, ndërsa theksoi se roli i medias ka bërë të mundur nxjerrjen e Shqipërisë nga censura.

“Roli i mediave në këtë vend, që me gjithë vështirësitë që njohim, ka nxjerrë Shqipërinë nga censura është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ju garantoj se të do bëjmë gjithçka në mënyrë që fjala juaj të dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacënueshme në këtë vend.

Ndërkohë, shefi i qeverisë u shpreh i kënaqur që gjatë vitit që lamë pas nuk u shënua asnjë proces ndaj mediave nga administrata.

“Shpreh kënaqësinë që ky vit nuk ka patur procese ndaj mediave nga administrata shtetërore dhe ju garantoj se nuk do të ketë sa të jetë kjo administratë në drejtimin e e kësaj qeverie. Nderim të madh për kontributin tuaj.”- përfundoi kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›