KRRTRSH: 2 resorte 400 mln euro në gjirin e Lalzit, Berisha: Çlirojmë Tiranën dhe Durrësi nga betoni
TIRANE- Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha miratoi disa vendime të rëndësishme infrastrukturore. KRRTRSH miratoi 7 leje infrastrukturore për ndërtime hidrocentralesh si dhe 2 leje zhvillimi për ndërtimin e dy resorteve turistike në Gjirin e Lalzit, në Durrës, me vlerë investimi rreth 400 milionë euro si dhe planin për zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinës.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan edhe dy vendime për shpalljen zonë kombëtare të një sipërfaqeje të konsiderueshme në Gjirin e Lalzit, në Durrës. KRRTRSH miratoi edhe dy vendime për dhënie të lejes kombëtare dy kompanive celulare AMC dhe VODAFONE për ndërtimin e stacioneve të reja për telefoninë e lëvizshme.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe vendimi për lejen infrastrukturore për ndërtimin e shtesës së godinës së Korpusit Politeknik, në Tiranë. Kreu i qeverisë vuri në dukje se ky vendim i shërben objektivit të qeverisë për shtimin e numrit të studentëve në fakultete.
Një tjetër vendim, ishte dhe miratimi i planit për qendrën e Elbasanit, ku gjatë diskutimit kryeministri Berisha akuzoi opoziten se bëri çdo gjë për të bllokuar buxhetin për tunelin.
BERISHA: TIRANA U BETONIZUA PARA 2011, GJITHCKA PËR SIPËRFAQE TË GJELBRA
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në nisje të mbledhjes se mandatin e ardhshëm starton projekti Shqipëria superfuqi energjetike në rajon për energjinë e rinovueshme.
Kryeministri Berisha u shpreh se, “Energjia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit. Ka nisur ndërtimi i një serie HEC-sh dhe së shpejti nis investimi më madhor që është kaskada e Devollit. Në mandatin e ardhshëm starton projekti Shqipëria lider, apo superfuqi energjetike në rajon, për energjinë e rinovueshme”, sic tha ai.
Kreu i qeverisë gjatë kësaj mbledhje vlerësoi projektet që rrisin sipërfaqet e gjelbërta në kryeqytet e rrethinat e tij. Kryeministri u shpreh se para vitit 2011 Tirana u betonizua duke kryer një krim të vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta, që sic tha ai duhet të shtohen sa më shumë të jetë e mundur.
“Tirana para 2011 u betonizua, ky një krim i vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta. Komunat përreth janë fat i madh i Tiranës ato janë një mrekulli. Do bëjmë gjithçka që ato t’ju garantojnë qytetarëve sipërfaqe të gjelbërta. Të mbjellim pemë, dru e shkurre në cdo sipërfaqe të lirë të kryeqytetit. Ne do bëjmë gjithçka në të mirë të shëndetit dhe jetës”, tha ai.
PLANI PËR DURRËSIN, BERISHA: T’I JAPIM FUND PASIONIT TË VANGJUSHIT PËR BETONIZIMIN
Gjatë prezantimit të planit për Durrësin, kryeministri Berisha sulmoi kreun aktual të Bashkisë Durrës, socialistin Vangjush Dako se ka betonizuar qytetin bregdetar.
Sipas Berishës, plani do të shpëtojë Durrësin nga pasioni i kryebashkiakut për betonizimin e tij.
Berisha ka ironizuar edhe mungesën e Dakos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit : ”Ku është Vangjushi? S'ka, nuk e lë kryetari”.
Në përfundim të mbledhjes u miratua plani i Këshillit Kombëtar të territorit për Durrësin.
(m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: KRRTRSH: 2 resorte 400 mln euro në gjirin e Lalzit, Berisha: Çlirojmë Tiranën dhe Durrësin nga betoni