Serbët protestë në Beograd: Kosovë do të të çlirojmë
BEOGRAD- Serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar në Beograd kundër Marrëveshjes së Brukselit. Sipas mediave serbe, në Sheshin e Republikës janë mbledhur disa mijëra njerëz.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet: Kosova është Serbi, Kosovë do të të çlirojmë.
Protesta ka nisur në orën 12:44, duke simbolizuar Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Serbët e veriut kundërshtojnë marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo i vë nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.
(m.a/rel/BalkanWeb)