KRRTRSH miratoi planin për studimin e zonës për zhvillimin e turizmit në Radhimë-Orikum
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, në mbledhjen e sotme, miratoi planin për studimin e zonës për zhvillimin e turizmit në Radhimë-Orikum. Ky plan është një kontribut i përbashkët financiar i Bashkisë së Orikumit dhe qeverisë.
Kryeministri Berisha vlerësoi se ky plan është një dosmodoshmëri për zhvillimin e zonës e Orikumit dhe Radhimës, nga zonat më të bukura turistike të vendit. Ky plan, u shpreh Kryeministri, i hap rrugën zhvillimit të kësaj zone, zhvillimi i së cilës nuk duhet të bjerë preh e paaftësisë.
Kryemninistri Berisha theksoi se zhvillimi i infrastrukturës së kësaj zone është përparësi madhore e qeverisë, e cila ka investuar dhe do të investojë në trajtimin e ujërave, në ujësjellësa, kanalizime, në zhvillimin e mëtejshëm të zonës arkeologjike, etj..
Qëllimi i këtij plani është t'i paraprijë zhvillimit turistik të zonës dhe krijimit të kushteve për një turizëm bashkëkohor, si dhe të evidentojë resurset natyrore, kulturore e historike që ofron zona për turizëm elitar.