E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PER SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

P R O J E K T L I GJ

PER 

SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit 

Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në vijim SHKB.

Neni 2

Misioni

Misioni i këtij shërbimi është t’i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Neni 3

Objekti i veprimtarisë

Objekt i veprimtarisë së SHKB-së janë:

a) Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprave penale, të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada. 

b) Inspektimi i punës të së gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë, efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre.

  

Neni 4

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtme nënkuptohen:

1. “Personel me kohë të pjesshme dhe me kontratë”, punonjësIT, me njohuri në fusha të posaçme, profesionet e të cilëve nuk janë të përfshira në tabelën e funksioneve të SHKB-së ose që zëvendësojnë persona, që mungojnë, përkohësisht, për shkaqe të ligjshme.

2. “Shtetasit”, shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi.

3. “Masat e përshkallëzuara”, masa disiplinore, që jepen nga më e lehta deri te më e rënda, duke patur gjithmonë parasysh pasojën e ardhur, rrethanat, lehtësuese dhe rënduese, ku është kryer shkelja, si dhe rrethanat e tjera, për personalitetin dhe rezultatet në punë

4. “Testi i integritetit”, çdo lloj teknike e veçantë hetimore, për të testuar etikën dhe integritetin e një punonjësi.

Neni 5

Etika

Punonjësit e SHKB-së zbatojnë kodin e etikës së policisë dhe rregullat e etikës në administratën publike.

Neni 6

Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›