E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRTRSH miraton lejet per ndertim hidrocentralesh dhe resorte turistike

Energjetika dhe turizmi kanë dominuar axhendën e mbledhjes se Keshillit të Rregullimit të Territorit, që u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha. Janë miratuar lejet e ndërtimit për disa hidrocentrale si edhe për ndërtimin e disa resorteve turistike në bregdet. Berisha tha se të gjithë këto vepra tregojnë se mandati i tretë i demokratëve do të shumëfishojë veprat e kësaj natyre.

Axhenda e ngjeshur ka kushtëzuar kohëzgjatjen e prezantimeve.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit është dominuar nga miratimi i lejeve të ndërtimit të veprave energjetike. Hidrocentrale të madhësive të ndryshme që shtrihen nga jugu në veri do ti shtohen sistemit energjetik të vendit.

Pjesë e rëndësishme e vendimeve ka qenë edhe miratimi I lejeve të ndërtimit për disa resorte turistuike të cilat do të ndërtohen kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit.

KRRTRSH mori edhe shumë vendime të tjera që kishin të bënin kryesisht me leje të zhvillimit urban për disa bashki e komuna të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›