E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton një sërë projektesh

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë është mbledhur sot nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes janë miratuar një sërë projektesh që lidhen me prodhimin e energjisë, miratimi i projekteve që lidhen me investime në fushën e turizmit dhe masterplani për një park eolik për prodhimin e energjisë me erë në qarkun e Tiranës. Po ashtu u shqyrtua masterplani i centraleve me erë për prodhimin e energjisë. Këto centrale parashikohen të ngrihen në komunat Vreshtas, Ceravë dhe Qendër Bilisht, të qarkut të Korçës. Po ashtu është miratuar projekti për Kavajën, projekti energjetik për në Kukës, për HEC-in e Martaneshit dhe për zonën turistike Vilë Belshovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›