Hamallaj/ Banorët padi Bojaxhiut,4 në pranga

Banorët e fshatit Hamallaj të Durrësit kërkojnë ndjekje penale për Kreun e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar Gjergj Bojaxhi, Policisë Ndërtimore dhe policisë së Shtetit. Banorët që më 1 korrik u konfliktuan me policinë pasi kundërshtuan aksionin e ndërtimorëve, pretendojnë se gjatë aksionit janë shkelur 15 nene të kodit penal. Disa minuta pasi dorëzuan padinë në prokurorinë e Durrësit, një përfaqësi e banorëve mbajtën një konferencë për shtyp. Ndërkohë, vetëm disa minuta pasi përfaqësuesit e fshatit Hamallaj përfunduan konferencën, 4 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Policia nuk jep detaje për motivet e shoqërimit, por mësohet se në polici janë marrë Gjergj lleshaj, Ramë Kortoshi, Zef Frroku, dhe Avdi Kuçana. Më datë 1 korrik banorët e fshatit Hamallaj u përplasën me policinë pasi kundërshtuan aksionin e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje.