KRRTRSH shfuqizon vendimin e KRRT-së së Tiranës "Për miratimin e projektit teknik për sistemimin e nyjes së Zogut të Zi"
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, i mbledhur të enjten, nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, shfuqizoi vendimin nr.309, datë 5.7.2004, të KRRT-së së Bashkisë Tiranë "Për miratimin e projektit teknik me projekt të hartuar nga Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës për sistemimin e nyjes së Zogut të Zi në qytetin e Tiranës". Ky vendim u mor pas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Ndërtimit dhe mbështetur në raportin tekniko-ligjor mbi procedurat e hartimit, miratimit dhe zbatimit të investimeve publike në nyjen me disa nivele tek "Zogu i Zi", hartuar nga grupi i ekspertëve, i ngritur me vendim të KRRTRSH-së dhe i përbërë nga ekspertë të urbanistikës, mjedisit dhe arkitektë.
Bazuar në vlerësimet e këtij grupi, procedurat e hartimit të projektit në nyjen me disa nivele tek Zogu i Zi kanë shkelje ligjore, teknike, mjedisore dhe peisazhistike.
Duke vlerësuar punën e këtij grupi, z.Berisha nënvizoi se nga i gjithë dokumentacioni rezulton se në tërësi janë shkelur ligjet kryesore të urbanistikës dhe të konstruksionit, duke sjellë një praktikë korruptive e të papërgjegjshme.
Në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së, z.Berisha i kërkoi Policisë Ndërtimore të japë për ndjekje penale të gjithë ata, të cilët kanë bashkëpunuar në shkeljen e ligjit, duke filluar punimet pa lejen e ndërtimit, oponencën teknike dhe lejen e mjedisit. Z.Berisha theksoi se shkeljet e ligjit nuk do të pranohen, sikundër nuk do të pranohet asnjë ndërtim pa lejen mjedisore, e cila është po aq e rëndësishme sa dhe oponenca teknike e projektit dhe konkurenca e hapur. "Me këtë rast, tha z.Berisha, shpresoj që të bashkohemi të gjithë rreth ligjit e zbatimit të tij, në mënyrë që askush të mos tentohet, të mos joshet për të keqpërdorur emrin, punën dhe dinjitetin e kompanisë së tij".
* * *
RELACION TEKNIKO-LIGJOR I GRUPIT TE EKSPERTEVE MBI PROCEDURAT E HARTIMIT, MIRATIMIT DHE 2BATIMIT TE INVESTIMEVE PUBLIKE NE NYJEN ME DISA NIVELE TEK "ZOGU I ZI"
Me Vendim te KRRT se Bashkise Tirane me Nr. 309 date 05.07.2004 "Per miratim te projektit per sistemimin e kryqezimit te rruges se Durresit me Unazen duke perfshire edhe nenkalimin sipas projektit teknik te hartuar nga Drejtoria e Projekteve te Infrastruktures.
Sipas informacionit te dhene nga Policia Ndertimore, puna ne kete objekt, vlera e te cilit eshte rreth 2 milione dollare, kishte filluar ne kundershtim me ligjet ne fuqi.
Per projektin e cituar me lart eshte paraqitur shkrese prane Sekretarise Teknike te KRRTRSH nga ana e Drejtorise se Policise se Ndertimit per shkeljet ligjore dhe teknike, te bera nga ana e firmes ndertimore kontraktuese si dhe nga Bashkia e Tiranes.
Sektori i KRRTRSH ne Drejtorine e Planifikimit te Territorit ne Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, shqyrtoi te gjithe dokumentacionin tekniko-ligjor dhe evidentoi te gjitha shkeljet ligjore dhe teknike te bera nga Bashkia Tirane, nga firma ndertuese (kontraktori) dhe mbikqyresi i punimeve.
Mbas analizes se dokumentacionit qe disponohet per projektin e nyjes me shume nivele tek Zogu i Zi (te quajtur ndryshe edhe "nenkalimi i Zogut te Zi") dhe te relacionit te pegatitur per kete qellim nga sektori i KRRTRSH ne Drejtorine e Planifikimit te Territorit ne MPPTT, bazuar ne shkeljet tekniko-ligjore te konstatuara, Sekretaria Teknike e KRRTRSH ne mbledhjen e saj te dates 03.12.2005 ne menyre unanime mori vendimin qe ti kerkoje KRRTRSH shfuqizimin e Vendimit te KRRT se Bashkise Tirane me Nr. 309 date 05.07.2004 "Per miratim te projektit teknik me projekt te hartuar nga Drejtoria e Projekteve te Infrastruktures" dhene per sistemimin e nyjes tek "Zogu i Zi" ne qytetin e Tiranes.
Me vendim Nr. 3, date 05.12.2005 te KRRTRSH, per shqyrtimin e proyedurave teknike dhe ligjore te hartimit, miratimit dhe zbatimit te projektit me investime publike ne nyjen me disa nivele tek Zogu i Zi, Tirane, u ngrit grupi i punes i perbere nga eksperte si me poshte:
- Z. Engjell DHRAMI, Urbanist, pedagog ne Dep. e Arkitektures dhe Urbanistikes, Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit (FIN);
- Znj. Leonora ZALOSHNJA, Drejtore e Institutit te Urbanistikes;
- Z. Ernest NOKA, profesionist i lire, Master ekspert per rruge ne DIWI-consulting, kompani klonsulente gjermane;
- Z. Agron DELlU, Drejtor i Institutit te Studimeve Ambientale, ekspert per studime mjedisore.
- Z. Enver FAJA, Urbanist, Profesor Doktor ne Departamentin e Arkitektures dhe Urbanistikes. FIN;
Grupi i punes shqyrtoi dokumentacionin e siguruar nga:
- Drejtoria e Policise Ndertimore;
- Drejtoria e Planifikimit te Territorit ne MPPTT;
- Grupi i hartimit te projektit te nyjes tek Zogu i Zi, relacionin e paraqitur nga Bashkia Tirane ne mbledhjen e KRRT-se te dates 21.12.2005, si dhe legjislacionin ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.
Mbas shume diskutimeve ne takimet e punes per diskutimin e problemeve te konstatuara, grupi i punes arriti ne konkluzionin se ne procedurat e hartimit te projektit ne nyjen me disa nivele tek Zogu i Zi verehen shkeljet ligjore, teknike, mjedisore dhe peisazhistike si me poshte:
- Eshte shkelur Ligji Nr. 8501, date 16,0811998 "Per Urbanistiken" i ndryshuar me Ligjin Nr. 8453, date 04.12.1999 dhe Ligjin Nr. 8991 date 21.01.2003, me konkretisht:
- Neni 20, pika 2, ne lidhje me miratimin e detyres se projektimit: nuk rezulton qe KRRT e Bashkise Tirane te kete shqyrtuar dhe miratuar detyren e projektimit per kete objekt te rendesishem;
- Neni 35, ne lidhje me verifikimin e pronesise per territoret prone private qe vihen ne dispozicion te studimit dhe, me pas, te zbatimit te projektit te nyjes: nuk ka asnje dokument nga Zyra e regjistrimit te Pasurise se Paluajteshme per kete problem. Kjo gje u evidentua edhe nga mbikqyresi i punimeve ne diskutimin e bere ne mbledhjen e KRRT -se ne Bashkine e Tiranes me 21.12.2005 per kete projekt.
- Neni 53, ne lidhje me dhenien e lejes se ndertimit: objekti nuk ka leje ndertimi, pasi vendimi i KRRT -se se Bashkise Tirane ka miratuar vetem projektin per sistemimin e kryqezimit te rruges se "Durresif me "Unazen" duke perfshire dhe nenkalimin, sipas projektit teknik te hartu.ar nga Drejtoria e Projekteve te infrastruktures, por jo lejen e ndertimit. Per kete arsye nuk eshte bere plotesimi i formularit Nr. 4 te lejes se ndertimit, pasi nuk eshte bere miratim leje ndertimi.
- Eshte shkelur Ligji Nr. 8934, date 05.09.2002 "Per Mbrojtjen e Mjedisit", me konkretisht:
- Neni 26, pika 1, ne lidhje me vieresimin e ndikimit ne mjedis (VNM): nuk eshte paraqitur nga Bashkia Tirane raporti ne lidhje me VNM;
- Neni 34, pika 1, ne lidhje me miratimin nga Ministria e Mjedisit, pyjeve dhe Administrimit te Ujerave nepermjet Lejes Mjedisore qe eshte dokumenti zyrtar qe percakton kushtet dhe rrethanat, ne te cilat do te zhvillohet veprimtaria ndertimore e miratuar per parandalimin dhe pakesimin e ndikimit ne mjedis. Nuk eshte paraqitur asnje kerkese nga Bashkia Tirane per pajisjen me leje mjedisore per kete projekt.
- Eshte shkelur Ligji Nr. 8402, date 10.09.1998 ndryshuar me Ligjin Nr. 9200, date 26.02.2004 "Per Kontrollin dhe Disipiinimin e Punimeve ta Ndartimit", me konkretisht:
- Neni 6, sipas te cilit "Oponenca teknike per projektet e ndertimit te objekteve do te behet per te gjitha llojet e ndertimeve, me vlere te preventivuar se paku 100 milione leke, nga institutet shteterore ose ente te tjera te percaktuara nga ministria qe mbulon veprimtarine e ndertimeve": nuk ka ndonje kerkese ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit (sot MPPTT) nga Bashkia Tirane, ne rolin e investitorit, ku te kerkohet percaktimi i institucionit per berjen e oponences per kete projekt;
- Neni 9, pasi nga zbatuesi i punimeve nuk eshte njoftuar policia e ndertimit para fillimit te punimeve.
- Jane shkelur standardet dhe kushtet teknike te projektimit si dhe nuk permbushen kriteret teknike per ndertimn e nje nyje te tille ne kryqezimin ne fjale. Me konkretisht:
• Menaxhimi i trafikut:
- Perzgjedhja e modelit te nyjes me disnivel nuk justifikohet, pasi nuk garanton levizje totalisht te lire per asnjerin ng drejtimet e percaktuara;
- Nuk vertetohet se ne Zogun e Zi te kete bllokim trafiku qe te diktoje kalimin ne zgjidhje me shume nivele. Anatizat teknike te bera nga spesialist Ing. Ernest NOKA bazuar ne programe bashkekohore tregojne se edhe pa marre parasysh pjesen e trafikut qe do te thithet nga unaza e madhe kur ajo te kompletohet, niveli aktual i trafikut, mund te menaxhohet me rrethrrotullim me nje nivel. Per me teper, me nje pune studimore me te kujdeseshme nga autoret, nepemjet masave teknike te rakordimit ne rrethrrotullim, nyja mund te perballoje edhe nje volum trafiku 100% me te larte nga ai aktual;
- Nuk perligjet ndertimi i nyjes me shume nivele per efekte sigurie. Rrethrrotullimi i meparshem nuk paraqiste ndonje black-point qe kerkonte nderhyrje te domosdoshme. Projekti i propozuar paraqet rrezikshmeri shume me te larte me pasoja teper negative, duke garantuar potencialisht vdekje te sigurta;
- Kryqezimi i projektuar nuk eshte perzgjedhur nga krahasimi tekniko-ekonomik i varianteve te ndryshme te paraqitur. Nuk rezulton qe te jene paraqitur dhe analizuar variante te ndryshme ne lidhje me menaxhimin e trafikut ne ate kryqezim. Projekti i propozuar eshte shume me i shtrenjte ekonomikisht sesa permiresimi me efektiv i nje rrethrrotullimi;
- Projekti i paraqitur nuk permbush kerkesat dhe standardet e asnje norme pefshire normat shqiptare dhe ato te huaja ne lidhje me ndertimet e tjera ne afersi te nyjes me disnivele. Ndertimet me te aferta jane rreptesisht te ndaluara ne distance me pak se 40m nderkohe qe rekomandohen te jene mbi 140m gje qe nuk eshte marre parasysh;
- Nyja e projektuar nuk jep perfitim ekonomik per pedoruesit e rruges ne drejtim te konsumit te karburantit, gomave dhe pjeseve te kembimit. Projekti duhet te merrte parasysh elementet e kostos te cituar me siper. Nuk rezulton te kete nje analize te kostos se operimit te automjetit;
- Volumi i trafikut ne kryqezim nuk justifikon ndertimin e nyjes me shume nivele. Analiza me te dhenat e trafikut ne dispozicion tregojne se kryqezimi i Zogut te Zi eshte shume larg nevojes per nje kryqezim me disnivele. Kryqezimi me rrethrrotullim eshte me se i mjaftueshem per trafikun aktual dhe per ate te perspektives prej 20 vitesh;
- Nuk ka analize te levizjes sipas komponenteve (kryesore, tranzite, shperndarese, mbledhese, te eksesit dhe te terminalit) dhe si do te ndikohen keto levizje nga nyja me disnivele. Nga nje analize e thjeshte del se nyja e propozuar nuk e favorizon levizjen, perkundrazi e komplikon;
- Nuk jane parashikuar efektet e nyjes ne rruget sekondare dhe terciare ne afersi te kryqezimit me disnivel ne te dy anet e rruges se Durresit. Ne keto rruge sekondare konfliktet do te rriten si efekt i realizimit te projektit te propozuar;
- Nuk ka studim per volumin e trafikut qe do te thithet nga rruget sekondare dhe terciare. Pa kete studim çdo projekt do te ishte i manget dhe i ceket;
• Gjeometria e nyjes dhe siguria
- Nuk jane marre parasysh kriteret kryesore qe sherbejne per optimizimin e elementeve gjeometrike te rrugeve siç jane karakteristikat e automjeteve, kembesoreve dhe trafiku. Nuk tregohet ne projekt cili eshte automjeti i marre ne konsiderate per projektimin e kryqezimit. Kjo ka çuar ne permasime te dyshimta te rampave, rrethit xhirues apo edhe te tangenteve hyrese. Nga llojshmeria e trafikut, elementet e perzgjedhur gjeometrike jane te pamjaftueshem;
- Nuk ka te dhena qe ne projekt te jene marre ne konsiderate trafiku ditor mesatar dhe volumi ditor orar i pikut te trafikut. Trafiku i perzgjedhur si trafik llogarites me shpejtesite e propozuara jo vetem qe nuk e rrit volumin e trafikut qe do kaloje ne nyjen e propozuar, por perkundrazi e zvogelon kapacitetin e volumit te levizjes se automjeteve ne krahasim me rrethrrotullimin e meparshem;
- Nuk ka te dhena qe tregojne se eshte marre ne konsiderate parashikimi i trafikut per te ardhmen dhe per ç'kohezgjatje eshte llogaritur vepra;
- Nuk jane marre ne konsiderate elemente te tille te projektimit si shpejtesia e projektimit, densiteti i volumit te trafikut, interferenca me rrjedhjen e trafikut qe shkakton uljen e shpejtesise dhe nuk eshte llogaritur kapaciteti i volumit te trafikut ne kryqezimin aktual;
- Trafiku ne rampat ngjitese dhe zbritese ndonese eshte i percaktuar nuk eshte analizuar me llojshmerine e tij duke lene ne dyshim gjeresite dhe pjerresite e propozuara, te cilat me siguri jane te pamjaftueshme;
- Nuk jane parashikuar kalime per kembesore, çikliste dhe persona me aftesi te kufizuar, duke i neglizhuar totalisht keto grupe te trafikut;
- Nuk ka te dhena per shkallen e sigurise. Shikueshmeria e kufizuar e nyjes ose do te çoje ne uljen e shpejtesise, pra ne bllokim te nyjes, ose do te çoje ne aksidente ne rastin e drejtueseve te pakujdeseshem, aksidente, te cilet ne krahasim me aksidentet e mundeshme ne nje nyje me rrethrrotullim, jane shume me demprurese dhe me pasoja shume negative ne kohezgjaljen e cbllokimit nga aksidenti;
- Rrezet e kthesave te llogaritura te rrethit xhirues nuk plotesojne standardet;
- Gjeresite e korsive xhiruese jane me te vogla se standarti, duke ulur shkallen e sigurise ne rruge;
- Ka mangesi ne llogaritjen e mbingritjes anesore te karrexhiates se rrethit xhirues dhe te rampave, ne gjatesite e spiraleve, ne distancat e frenimit, ne mos marrjen parasysh te mirembajtjes dhe teenimit te ujrave siperfaqesore, te ndriçimit;
- Nuk ka barriera kundra zhurmes.
(per me shume detaje te analizes teknike shih relacionin teknik perkates te vecante).
Nga ana estetike, kemi edhe nje nderhyrje ne peisazh qe çon ne shtremberime te atij ekzistues. Eshte per tu theksuar qe lartesia e rrethrrotullimit ne drejtim te levizjes Tirane-Durres kompromenton rende siluetin e njohur te kesaj levizjeje te fiksuar ne memorjen e qytetareve e qe padyshim perben nje tashegimi peisazhistike. Qendrueshmeria peisazhistike do te ishte pjese e rendesishme e studimit te ndikimit mjedisor, nese ky studim do te ishte kryer. Ne kete kontekst, mund te permendim muret e gjata prej betoni qe shoqerojne levizjet e kembesoreve ne trotuaret anash nyjes dhe qe jo vetem krijojne pengese vizuale, por edhe monotoni nga pikepamja psikologjike
Mund te themi se ndertimi i nje nyje te tille ne zone urbane duhej te ishte studiuar me shume vemendje dhe kujdes duke marre ne konsiderate shume faktore, duke perfshire ne vendim-marrje mendimin e specializuar te institucioneve te fushave te ndryshme si dhe ate te grupeve te interesit dhe te komunitetit.
Ne perfundim, bazuar ne gjithe argumentet ligjore, teknike, estetike, mjedisore, ekonomike dhe topografike te pemendur me lart, grupi i punes eshte i mendimit se projekti i propozuar eshte i gabuar. Realizimi i plote i vepres se filluar do te mbarte me vehte te gjithe difektet dhe mangesite e evidentuara nga ky grup pune.