E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së

Në mbledhjen e tij, të enjten, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë mori këto vendime:

1. Miratimi i detyrës së projektimit për kompleksin e ri parlamentaar të Republikës së Shqipërisë.

Detyra e projektimit ka për qëllim:

• Të paraqesë të dhëna dhe analizën e gjendjes ekzistuese të ambienteve të godinave, në të cilat kryen funksionin aktual të aktivitetit të tij parlamenti i Shqipërisë.
• Të parashtrojë ato kërkesa mjaft komplekse për një funksionim normal dhe dinjitoz të një institucioni tepër të rëndësishëm të shtetit.
• Të parashtrojë kërkesat për një kompleks me vlera bashkohore urbanistike dhe arkitektonike në kryeqytetin e vendit.
• Të parashtrojë fondin e nevojshëm për realizimin e këtij kompleksi nëpërmjet përllogaritjeve të rikonstruksioneve të mundshme të ambienteve ekzistuese, si dhe ndërtimin e shtesave të reja të nevojshme për funksionimin e tij.

2. Miratimi i Sheshit dhe Leja e Ndërtimit për rikonstruksionin dhe zgjerimin e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë.

Fabrika e çimentos Fushë-Krujë ka nisur një projekt të ri me teknologji moderne për prodhimin e çimentos me kapacitet 1.33 milionë ton në vit. Projekti me vlerë prej 130 milionë dollarë, financohet në pjesën më të madhe nga grupi "Seament Holding" dhe IFC dhe BERZH me nga 30 milionë dollarë secila. Realizimi i këtij projekti sjell përfitime ekonomiko-sociale me krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendas të çimentos dhe rritjen e eksportit të saj. Kryeministri Berisha e vlerësoi projektin si më të madhin e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe më gjërë.

3. KRRTRSH vendosi shtyrjen e shqyrtimit të "Rregullores së zbatimit të studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Sarandës".

Kryeministri theksoi se studimi urbanistik i qyteteve duhet të jëtë i plotë dhe jo pjesor, duke i dhënë fund praktikës së kryerjes së studimeve pjesore vetëm për qendrat e qyteteve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›