E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton: SHBA nuk e braktis Evropën, por pret më shumë nga ajo

MYNIH - SHBA-ja siguroi sot se nuk do ta braktiste Evropën, pavarësisht strategjisë së saj të re që i jep prioritet Azisë dhe Lindjes së Mesme, por kontinenti i Vjetër duhet të investojë më shumë për sigurinë e tij.

''Evropa mbetet një partnere e rëndësishme për SHBA-në'', konfirmuan sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, në konferencën e Sigurisë në Mynih.

"Kam dëgjuar për të gjitha çështjet në vend që do të marrë përsipër Evropa në vizionin global të Amerikës. Kam dëgjuar për të gjitha dyshimet e shprehura. Por realiteti nuk është ky: Evropa është partnerja e zgjedhjes së parë për SHBA-në'', theksoi Clinton.
Këto shqetësime lidhen me strategjinë e re amerikane paraqitur nga presidenti amerikan, Barack Obama, për të cilin rajonet prioritare janë tashmë Azi Paqësori dhe Lindja e Mesme dhe jo Evropa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›