E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskuton gjendjen në ishullin e Koresë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme për gjendjen në  ishujt e Koresë, ku janë rritur tensionet para manovrave të paralajmëruara të Koresë  së Jugut.

Seuli ka paralajmëruar se do të zhvillojë stërvitje me municion luftarak në ishullin Jeonpjeong, që ndodhet në kufirin e kontestuar midis dy Koreve.

Në nëntor, katër persona e humbën jetën kur Korea Veriore bombardoi këtë ishull.

Pheniani ka paralajmëruar për "katastrofë" nëse Seuli nuk i anulon stërvitjet ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›