E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan voton kunder shfuqizimit te politikes Mos pyet Mos trego

Sot kritiket e politikes se shumedebatuar te ushtrise amerikane Dont ask dont tell Mos pyet Mos trego pershendeten miratimin ne Senat te projektligjit qe i lejon homoseksualet te sherbejne haptazi ne ushtrine amerikane.

Dje Senati votoi me 65 vota pro dhe 31 kunder shfuqizimin te politikes Mos pyet Mos trego. Dhoma e Perfaqesuesve e miratoi projektligjin ne fillim te javes se kaluar.

Presidenti Barak Obama tha se pret qe ti paraqitet ligji per ta nenshkruar. Ai tha se ligji do te forcoje sigurimin kombetar dhe njekohesisht respekton barazine mbi te cilen jane themeluar Shtetet e Bashkuara.

Rreth 14 mije pjestare te forcave ushtarake jane cmobilizuar ne baze te ligjit Mos pyet Mos trego qe kur ai hyri ne fuqi ne vitin 1993.
Edhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts e mirepriti miratimin e ligjit por tha se politikat e reja nuk do te hyjne ne fuqi menjehere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›