E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e presidentit rus ne Poloni shenje e permiresimit te marredhenieve mes te dy vendeve

Presidenti rus Dmitri Medvedev ishte ne Poloni kete jave ne nje vizite dy ditore. Sic na njeh edhe materiali ne vazhdim kjo ngjarje eshte cilesuar nga te dy palet si nje shenje e permiresimit te marredhenieve.

Presidenti rus Dmitri Medvedev shkoi ne Varshave ne fillim te javes ne nje atmosfere te ngrohjes se marredhenieve ndermjet dy vendeve. Ai ishte presidenti i pare rus qe vizitonte Polonine ne tete vjet.

Zoti Medvedev nenshkroi nje seri marreveshjesh ekonomike me Polonine por u takua edhe me presidentin polak Bronislaw Komorowski dhe kryeministrin Donald Tusk per te diskutuar ceshtje me te rendesishme. Njera prej tyre ishte edhe rrezimi i aeroplanit ku humbi jeten presidenti polak Leh Kaciski dhe 95 persona te tjere.

Aeroplani u rrezua ne muajin prill prane qytetit rus Smolensk.

Delegacioni u prit nga dhjetera protestues qe mbanin pankarta ku shkruhej Duam te verteten mbi Smolenskun. Ne Poloni ka ende nje rryme te ekstremit te djathte qe beson se rrezimi i aeroplanit ishte pjese e nje komploti rus. Por Vojceh Borozhic-Smolinski i Qendres per Marredheniet Nderkombetare ne Varshave shpjegon se ne te vertete rrezimi i avionit i ka permiresuar marredheniet mes dy vendeve.

Ky ndryshim i rendesishem ndodhi pas tragjedise se Smolenskut. Ne si polake pame ne televizion ndjenjat e shprehura nga politikanet dhe vete populli rus dhe kjo ndryshoi ne menyre te dukshme klimen mes dy vendeve. Ende kemi probleme por eshte me e lehte te flitet per to nese ai me te cilin bisedon eshte nje njeri bashkekohor -thote ai.

Marredheniet mes Polonise dhe Rusise kane qene te acaruara qe nga shperberja e Bashkimit Sovjetik ne vitin 1989 dhe presidenti i meparshem polak Leh Kacinski u tregua haptazi armiqesor ndaj Rusise. Por vitet e fundit politika polake ka ndryshuar dhe administrata aktuale po mban nje qendrim me pajtues.

Muajin e fundit Polonia mirepriti nje deklarate nga dhoma e ulet e parlamentit rus rreth masakres se vitit 1940 ndaj 20 mije oficereve polake ne pyllin Katin. Per here te pare Duma ruse pranoi zyrtarisht se vrasjet ishin zbatuar nen urdherat direkte te Stalinit. Per vite me rradhe Rusia pati thene se nazistet ishin pergjegjes per masakren e cila prej kohesh ka qene nje ceshtje sensitive per Polonine.

Gjate nje konference shtypi te henen zoti Komorowski tha se deklarata e Dumes ishte shume e rendesishme. Ky nuk eshte vetem nje kapitull i ri ne marredheniet ruso-polake por nje kapitull i mire tha ai.

Nderkohe qe Polonia mund te kishte qene e shqetesuar rreth historise Rusia nuk beri perpjekje per te fshehur interesat e saj ekonomike.

Ne te njejten konference shtypi zoti Medvedev theksoi se kompanite ruse ishin te interesuara te investojne ne Poloni. Rusia kerkon te zhvilloje marredhenie te hapura dhe miqesore me Evropen tha ai kryesisht me ato vende qe lidhen me tubacionet ruse te naftes.

Zoti Borozhic-Smolinski thote se nderkohe qe kompanite ruse jane aktualisht aktive ne Evrope zbutja e marredhenieve me Polonine mund te jete kyce nese Rusia kerkon te coje nje hap me tej marredheniet ekonomike.

shte e rendesishme per politiken nderkombetare ruse qe te kete marredhenie te mira me Polonine sepse ata e dine se Polonia eshte nje pjestare e rendesishme e Bashkimit Evropian. Ruset e dine se nese nuk zgjidhin problemet me Polonine do te jete e veshtire qe te futen ne tregjet e BE. Rusia ka nevoje te njihet politikisht si partnere e vertete sepse pa zgjidhjen e problemeve madje edhe atyre historike Rusia nuk mund te veproje si partnere e te gjithe Bashkimit Evropian- thote analisti.

Pikerisht ne kete aspekt shton analisti zoti Medvedev mund te jete nje ambasador me i efektshem per vendin e tij sesa pararendesi i tij Vladimir Putin.

Ai nuk ka nje te kaluar ne KGB dhe eshte nje avokat mjaft i shkolluar. Kjo eshte arsyeja qe zoti Medvedev ka me shume shanse te behet ai lloj partneri dhe kolegu me BE. Ne njefare menyre ai perfaqeson nje fytyre te re te Rusise.

Vizita e zotit Medvedev po ashtu perkoi me publikimin e sekreteve nga WikiLeaks se NATO-ja po hartonte plane per te mbrojtur Polonine dhe shtetet baltike nga ndonje sulm i mundshem rus. Rusia reagoi duke thene se NATO-ja gabohej kur mendonte se Rusia ishte armike. Zoti Medvedev te pakten shpreson qe vizita e tij ne Poloni do te ndihmoje te ndertoje me shume besim ndermjet vendit te tij dhe Evropes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›