E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan hidhet ne ere nje autobus me ushtare vriten 5

Kabul Afganistan 19 dhjetor NOA - Autoritetet afgane thone se dy persona hodhen sot ne ere ne Kabul nje autobus me ushtare afgane duke vrare pese prej tyre dhe plagosur nente te tjere.

Zyrtaret thane se njeri nga vetevrasesit aktivizoi eksplozivin nderkohe qe tjetri u qellua per vdekje para se te aktivizonte eksplozivin e tij. Talebanet moren pergjegjesine per ngjarjen.

Kabuli ka qene relativisht i qete gjate muajve te fundit. Ne provincen Kunduz po sot kater vete sulmuan me bombe nje qender rekrutimi te ushtrise duke vrare te pakten tre ushtare. Zyrtaret thane se dy nga vetevrasesit gjeten vdekjen.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›