KS diskuton per Palestinen
Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit do të mbajë diskutimin në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Autoritetit Palestinez për të njohur ndërkombëtarisht shtetin e Palestinës.
Të premten që kaloi, presidenti Palestinez, Mahmud Abas dorëzoi në duart e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kërkesën për njohjen e Palestinës shtet. Kërkesa, përveç Këshillit të Sigurimit, do të shqyrtohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Por sfida e madhe e Abass dhe e palestinezëve mbetet vetoja e paralajmëruar e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit. Kjo veto paralajmërua nga vete presidenti Obama i cili tha se SHBA nuk është kundër një shteti palestinez, por se ai duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Ftesë për bisedime për liderin palestinez, Mahmud Abas bëri edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Ai apeloi për bisedime pa kushte, në kohën kur palestinezët këmbëngulin se bisedimet do të rinisin vetëm në kohën kur Izraeli të ndalë kolonizimin e tokave palestineze.