Pritet te rinise gjykimi ndaj ish-kryeministres se Ukraines Timoshenko
Pritet të rinisë gjykimi ndaj ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila ndodhet para gjyqit që nga muaji qershor me akuzën për keqpërdorim të postit zyrtar lidhur me një marrëveshje të nënshkruar me Rusinë në vitin 2009.
Nëse Timoshenko shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me 10 vite burg.
Prokurorët thanë se marrëveshja, të cilën e ka ndërmjetësuar Timoshenko, çoi në ngritjen e tepruar të çmimeve të cilat Ukraina u desh t`i paguaj Rusisë për furnizim me gaz.
Timoshenko, e cila hedh poshtë të gjitha akuzat, tha se po gjykohet padrejtësisht dhe akuzat ndaj saj janë politike.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë tërhequr vërejtjen autoriteteve ukrainase rreth ndjekjeve politike, ndërsa kanë sugjeruar që të ndërpritet fare rasti ndaj Timoshenkos.
Kryeministrja ukrainase, Mikola Azarov, ka tentuar të bind Rusinë që ta rishikojë kontratën e marrëveshjes për gazin.