E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Greqia po e kthen krizen e borxheve nje oportunitet

Greqia po e kthen krizën e borxheve një oportunitet, ka thënë kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë një fjalimi, para takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Papandreu ka thënë se Greqia ka ndërmarrë një sërë masash drastike, të cilat ai i quajti “të dhimbshme” për çdo grek. Këta të fundit tha Papandreu, e duan një Greqi tjetër, e duan ndryshimin, madje ata i shprehin mirënjohje BE për mbështetjen e saj.

Kryeminitri tha se Greqia mori vitin e kaluar këstin më të madh të akorduar nga BE-FMN, për të kaluar krizën, ndërsa tani po bën të gjitha përpjekjet për të bindur trojkën të marrë këstin e radhës prej 8 miliardë eurosh të rëndësishme për shpëtimin e Greqisë. Papandreu duke folur për Greqinë e rrënuar ekonomikisht iu referua edhe Europës pas Luftës së Dytë Botërore, për mënyrën se si u rimëkëmb ajo nga lufta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›