Senati Amerikan akord kompromisi per te financuar qeverine
Senati Amerikan ka miratuar një marrëveshje kompromisi për të financuar përkohësisht qeverinë amerikane dhe mënjanuar kështu mbylljen e saj të pjesshme kur të përfundojë viti fiskal aktual të premten.
Në një votë dypartiake, Senati i kontrolluar nga demokratët miratoi natën e mbrëmshme një masë të përkohshme shpenzimesh, të njohur si “zgjidhje e vazhdueshme”, për të mundësuar funksionimin e plotë të qeverisë deri më 18 nëntor.
Miratimi pritej pas bisedimeve prapa skenës për të zgjidhur ngërçin mbi shpenzimet qeveritare, defiçitin dhe taksat.
Senati po ashtu miratoi një masë afatshkurtër deri me 4 tetor. Masa tani kalon në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.
Javën e kaluar, Senati hodhi poshtë një propozim shpenzimesh të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve që do të kishte financuar përkohësisht qeverinë deri me 18 nëntor, por që kërkonte shkurtime në programe që favorizohen nga demokratët.
E persë u përket krizave ekonomike, Presidenti Obama thotë se kriza financiare në Evropë po frikëson botën.
Ai tha se udhëheqësit evropian kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur për të trajtuar situatën.
Gjatë një fushate elektorale në shtetet perëndimore amerikane, presidenti sugjeroi se ky dështim ka ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane dhe ka shkaktuar probleme në mbarë botën.
Vendet evropiane, tha Obama, nuk e kan marrë veten tërësisht nga kriza financiare e vitit 2007 apo trajtuar plotësisht “ të gjitha sfidat që përballej sistemi i tyre bankar”.
Duke folur para një audience në Kaliforni, Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit për të miratuar legjislacionin e tij për vendet e punës.