KS, do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë të hënën për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë. udhëheqësit politikë dhe analistë të ndryshëm thanë se Këshilli i Sigurimit duhet të përmbyllë mandatin e UNMIK-ut në Kosovë, ndërsa shprehen të inkurajuar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, i cili thekson se shqiptarët e shohin UNMIK-un si pengesë për funksionimin e vendit si shtet Sovran. Ndërkaq analisti i Institutit Amerikan të Paqes, Daniel Serëer ka deklaruar se pas zgjedhjes se Barack Obamas në postin e presidentit, nuk pret ndryshim të politikës amerikane ndaj Ballkanit, gjë që, sipas tij do të thotë se, për Amerikën, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbetet shtete sovrane. Serëer, në një intervistë dhenë për gazetën "Veçernje Novosti" ka thënë se Ballkani ka nevojë për një marrëveshje të re të Daytonit. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk pret ndryshim të kufijve në Ballkan, dhe konsideron se, vështirë se ndonjë etnitet do të mund të fitonte njohje ndërkombëtare. Serwer konsideron se, për t'u anëtarësuar në BE, Bosnja duhet të kushtëzohet me reforma kushtetuese dhe nëse brenda Bosnjes e Hercegovines nuk arrihet marrëveshja, atëherë Bashkimi Europian dhe SHtetet e Bashkaura te Amerikes duhet të nisin një Dayton 2