E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni,mbyllen kutitë e votimit

Në Maqedoni në ora 19.00 është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe vendore. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga KSHZ-ja, jehona e votuesve deri në ora 18.00 ka qenë mbi 50 për qind. "Të dhënat jozyrtare bëjnë të ditur se mbi 50 për qind e votuesve kanë votuar dhe në përgjithësi procesi zgjedhor ka qenë i lirë dhe demokratik, pa parregullësi", kanë theksuar për INA përfaqësues të KSHZ-së. Jehona e votuesve në zgjedhjet presidenciale dhe vendore deri në ora 17 ka qenë 48,73 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski ka theksuar se jehona e votuesve për zgjedhjet presidenciale por edhe ato lokale ka qenë 48,73 për qind, ndërsa për zgjedhjen e kryetarit të Shkupit jehona e votuesve ka qenë 45,25 për qind. "KSHZ dhe unë si kryetar vlerësojmë se zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të qetë me disa përjashtime. Komisionet zgjedhore komunale dhe këshillat zgjedhore me vetëdijësim të lartë dhe përgjegjësi po kryejnë punën. Shpresoj se zgjedhjet do të përfundojnë me vlerësimet e njejta", ka theksuar Novakovski. KSHZ njoftoi se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në 134 qendra të votimit, ku janë 12.556 votues, për shkak të motit të keq dhe bllokimit të rrugëve në zonat e thella.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›