Durrës, vargje dhe tinguj nga artistët e rinj në muzeun arkeologjik
DURRES-Vargjet dhe tingujt e autorëve shqiptarë dhe të huaj i kanë dhënë jëte mjediseve të Muzeut arkeologjik të Durrësit, në një mbrëmje koncertale të organizuar nga një grup artistësh të rinj.
Flautistja Daorsa Dervishi dhe violinistja Romina Tafaj interpretuan filimisht pjesë të zgjedhura nga kompozitori gjerman i periudhës baroke Georg Philip Telemann (1681 – 1767). Artistet e reja nga Durrësi, që kanë tashmë një përvojë të vyer edhe në skenat evropiane, kishin përzgjedhur edhe një nga veprat e autorit klasik francez Ignaz Pleyel (1757 – 1831).
Spektatorët e shumtë në sallën kryesore të muzeut arkeologjik ndoqën me interes interpetimin e një buqete me poezi të ndryshme nga aktorët e teatrit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, Mimoza Marjanaku dhe Marvin Tafaj. Këngëtaret e reja lirike Ilsid Cullhaj dhe Olta Juba, të shoqëruara në tastierë nga pianistja Klea Gjezi fituan duartrokitjet e publikut të pranishëm me intepretimin e arieve nga operat e kompozitorëve italianë Giuseppe Verdi dhe Giaccomo Puccini. Artistet Daorsa Dervishi dhe Romina Tafaj interpretuan së bashku me violisten Albana Leka një nga veprat instrumentale për muzikë dhome nga kompozitori Ludëig Van Bethoven.
Koncerti "Tinguj e vargje" u përgatit nga regjisorja Driada Dervishi dhe u mbështet financiarisht nga Banka "Societe Generale Albania".
Javën e kaluar në Durrës u zhvillua Bienalja "Netët e muzikës klasike", organizuar nga violonisti Florian Vlashi. Kjo veprimtari ka arritur në edicionin e saj të pestë.
Gjatë këtij viti në qytetin bregdetar do të organizohet edhe Edicioni i katërt i Festivalit të Muzikës së Dhomës, që organizohet nga violinistja Nevila Kalaja.
(d.b/ATA/BalkanWeb)