Norvegjia emeron nje komision per te hetuar sulmet terroriste te korrikut

Norvegjia ka emeruar nje komision te pavarur per te hetuar sulmet terroriste te muajit te kaluar ku u vrane 177 njerez.
Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg tha sot se komisioni hetimor do te perpiqet qe te mbledhe informacine nga keto ngjarje per te hartuar pergjigjen perkatese ku qellimi kryesor do te jete siguri me e madhe ne vend.
Anders Behring Breveik ka pranuar kryerjen e sulmeve te 22 korrikut ku u vrane 8 njerez nga shperthimi i nje bombe ne Oslo dhe 69 te tjere ne nje kamp rinor ne ishullin Utoja.
Policia norvegjeze u kritikua se nuk arriti me shpejt ne ishull mbasi u degjuan te shtenat e para. Kritiket thone se nderhyrja me e shpejte e policise mund te kishte shpetuar jete njerezish.
Komisioni hetimor do te punoje i pavarur nga qeveria dhe do te paraqese raportin e tij ne gusht te vitit te ardhshem.