E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS i OKB-së diskuton për Kosovën, marrin pjesë Thaçi e Daçiq

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 21 gusht në New York, ku do të shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun për situatën në Kosovë, do të marrin pjesë kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i qeverisë serbe, Ivica Daçiq.

Pritet që sekretari Ban Ki-mun të “bëjë presion” ndaj autoriteteve në Prishtinë e Beograd për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, shkruajnë mediat.

Sipas gazetës Epoka e Re, në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë kryeministri serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Mërkiq, kurse nga pala kosovare aty do të jenë kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›