E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Malit njeh shtetin e Kosovës

Republika e Malit bëhet shteti i 92 që e njeh Republikën e Kosovës.

Njoftimin për ardhjen e kësaj njohje e ka bërë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një konferencë për media.

Njohja nga Mali është pasuese e njohjes nga Çadi që kishte ardhur me 1 Qershor.

Republika e Malit ndodhet në kontinentin afrikan dhe ka një popullsi prej afro 15 milion banorësh.

Megjithëse sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës njohja nga Mali është e 92 me radhë, Ambasada Amerikane thekson se Kosova ende nuk është njohur nga Nigeria dhe Uganda.

Sipas Pacollit, tanimë në rajonin e Afrikës Perëndimore, ka mbetur vetëm edhe Togo që ende nuk e ka njohur Kosovën.

“Javën e ardhshme unë do të zhvilloj një vizitë në këtë shtet, dhe besoj se shumë shpejt gjithçka do të përmbyllet”, ka thënë Pacolli.

Përveç Togos, Pacolli ka paralajmëruar vizita edhe në disa shtete të tjera të Afrikës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›