Pacolli nuk është xheloz

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një konference për media ka deklaruar të shtunën se nëse partneri aktual i koalicionit, PDK, do ta ndërronte AKR-në mënjë parti tjetër, ai theksoi se pa asnjë hidhërim mund të largohen nga koalicioni.
“Absolutisht jo, unë jam njeriu që i shërbej qytetarit të Kosovës. Këtë shërbim tani e jep nga pozita, si pjesë përbërëse e Qeverisë. Ju jeni dëshmitarë të asaj që për njohjet kam punuar dhe kur kam qenë në opozitë, kur kam qenë kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputet i Kosovës. Në nuk na pengon nëse partneri i ynë i koalicionit nuk është i kënaqur më punën tonë, ne do të vazhdojmë kështu edhe nëse partneri ynë do të ndërrojë diçka në platformë, gjegjësisht në strategjinë tyre. Ne ashtu siç kemi ardh dhe shkojmë, pa hidhërime, plotësisht pas asnjë hidhërim”, tha Pacolli.
Pacolli gjithashtu ka shtuar se është i gatshme të bashkëpunojë edhe në një koalicion më të gjerë, PDK, AAK dhe AKR.
“Unë nuk jam alergjik prej askujt, janë qytetarët e Kosovës, i përkasin spektrit politik në Kosovë. Nëse ata mendojnë se japin kontributin e tyre ma mirë se e jep Alenca Për Një Kosovë të Re, ne lëshojmë rrugë. Nëse ata donë të jenë pjesë e Qeverisë dhe më pjesëmarrjen tonë, siç jem tani, ne jemi të gatshëm të shkojmë përpra, për arsye se asgjë kundër AAK-së nuk kemi, përkundrazi unë erespektoj çdo veprim që shkon në kontribut të qytetarit të Kosovës. Ne nuk na shqetëson, unë nuk jam xheloz”, theksoi Pacolli. (Kosovapress)