KS mblidhet për Korenë Veriore

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për të diskutuar për lëshimin e raketës nga ana e Koresë Veriore.
Pheniani lëshoi më 13 prill një raketë duke shkelur kështu rezolutat e OKB-së. Këshilli i Sigurimit ka dënuar lëshimin e raketës, e cila pak pas ngritjes dështoi dhe u përplas në det.
Koreja Veriore ka thënë se raketa synonte vendosjen e një sateliti të motit në orbitë. Këshilli i Sigurimit mund të miratojë rezolutë të re kundër Phenianit në seancën e sotme.