Takimi i ardhshëm për Iranin do të mbahet në Bagdad

Përfaqësuesit e Iranit dhe të fuqive të mëdha, e cilësuan si të dobishëm takimin që e zhvillua në fundjavë në Stamboll dhe ranë dakort që sërish të takohen në Bagdad në muajin e ardhshëm.
Dyshimet se programi bërthamor i Iranit është mbulesë për programin e armëve bërthamore e ka çuar OKB-në dhe shtetet përkatëse që të vendosin sanksione ndaj Iranit, për shkak se ka dështuar të ofrojë informacione të detajuara në lidhje me programin e tij, apo të bashkëpunojë me inspektorët e OKB-së.
Programi bërthamor i Teheranit ka rritur tensionet në rajon ndërsa disa zyrtarë të Izraelit dhe të SHBA-së kanë shkuar aq larg, sa kanë kërkuar sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.