E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mbërrijnë vëzhguesit e parë të paqes

Gjashtë vëzhguesit e parë të OKB-së, që do të monitorojnë armëpushimin kanë arritur në Siri, edhe pse përleshjet e reja në vend, kërcënojnë minimin e armëpushimit.

Aktivistët thanë se ka pasur bombardime mbi qytetin e Homsit, derisa kryengritësit raportohet se kanë sulmuar një stacion policie në Alepo.

Dhuna shpërtheu vetëm një ditë pasi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi vendosjen e një ekipi rpej 30 vëzhguesish të paarmatosur për të monitoruar armëpushimin që hyri në fuqi më 12 prill.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun të shtunën përmendi bombardimin e Homsit dhe kërkoi nga qeveria siriane që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›