Norvegji, nis gjykimi për Anders Breivikun

Procesi gjyqësor kundër Anders Behring Breivikut, që ka pranuar se ka kryer vrasjet ne korrikun e kaluar, nis sot në Oslo të Norvegjisë.
Breivik akuzohet për terrorizëm dhe për vrasjen e 77 njerëzve më 22 korrik të vitit të kaluar, tetë në shpërthimin në Oslo dhe 69 kryesisht të rinj, në ishullin Utaja, në të njëjtën ditë.
Avokati i Breivikut Geir Lipestad paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga Brejviku.
“Ai jo vetëm që do t`i shpjegojë verpimet e tij, por do të thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë Lipestad.