Solana: Te shqetesuar per situaten ne Bosnje

Shefi i Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana ka deklaruar se Bashkimi Evropian eshte jashtezakonisht i shqetesuar per situaten qe paraqitet se fundmi ne Bosnje e Hercegovine.
“Per fat te keq kjo situate ka bere qe Bosnja e Hercegovina te jete serish ne rendin e dites ne takimet e zyrtareve te larte evropiane”, ka pohuar Solana.
Sipas tij, nenshkrimi i MSA nuk i ka inkurajuar autoritetet lokale qe te gjejne gjuhen e perbashket ne menyre qe te shmangnin tensionimin e situates nderetnike ne vend.
“BeH e ka humbur hovin qe kishte pasur menjehere pas nenshkrimit te MSA dhe rrezikon te mbetet prapa vendeve fqinje ne rrugen e anetaresimit ne BE”, ka shtuar Solana.