KS shpall Jamat-ut-Dawas organizatë terroriste
Bruksel - Rrjeti Lashkar-e-Taiba vepron i mbështetur nën fasadën e shoqatës Jamat-ut-Dawas. Ky është vendimi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka marrë rreth shoqatës në fjalë duke e deklaruar atë si organizatë terroriste. Këshilli dha dje urdhër që të ngrihen pasuritë dhe të mos lejohet që anëtarët e shoqatës Jamat-ut-Dawas të udhëtojnë në vendet anëtare të organizatës. OKB-ja shpalli gjithashtu dje si terroristë katër udhëheqës të grupit Lashkar-eTaiba, përfshirë Zaki ur Rehman Lakvi dhe Zarar Shah, të cilët u arrestuan këtë javë së bashku me një person të dyshuar si militant.
Ndërkohë, ka qenë , menjëhershëm reagimi i Pakistanit, autoritetet e së cilit kanë deklaruar se nuk do t’i dorëzojnë të dyshuarit pranë autoriteteve indiane dhe se Pakistani do të marrë vetë masa ndëshkuese në përputhje me ligjet e tij. Të martën India i kërkoi Këshillit të Sigurimit të shpallte organizatën bamirëse si grup terrorist që ka lidhje me rrjetin Lashkar-e-Taiba. India fajëson këtë rrjet për sulmet terroriste që lanë të vrarë mbi 170 vetë në Bombei