KS te merkuren diskutimi mbi kerkesen palestineze

Të mërkurën, Këshilli i Sigurimit do të mbajë diskutimin në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Autoritetit Palestinez për të njohur ndërkombëtarisht shtetin e Palestinës.
Të premten që kaloi, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas dorëzoi në duart e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kërkesën për njohjen e Palestinës shtet.
Kërkesa, përvec Këshilllit të Sigurimit, do të shqyrtohet edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Por sfida e madhe e Abasa dhe e palestinezëve mbetet vetoja e paralajmëruar e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit. Kjo veto u paralajmëruar nga vete presidenti Obama i cili Lindja e MesmeAbas pritet si hero në Palestinë Abbas dorëzon kërkesën në OKB Erdogan: Presion Izraelit tha se SHBA nuk është kundër një shteti palestinez, por se ai duhet të jetë rrjedhojë e bisedimeve dypalëshe mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Ftesë për bisedime për liderin palestinez, Mahmud Abas bëri edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Netanjahu apeloi për bisedime pa kushte, në kohën kur palestinezët këmbëngulin se bisedimet do të rinisin vetëm në kohën kur Izraelit të ndalë kolonizimin e tokave palestineze.
Lindja e Mesme
Abas pritet si hero në Palestinë
Abbas dorëzon kërkesën në OKB
Erdogan: Presion Izraelit
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bulqizë, një minator braktis grevën
Tubim i minatorëve
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Bode takon shefat e BB
Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Vizat, Brukseli i shqetësuar