KS vendos sanksione kunder regjimit te Gaddafit

Sanksionet perfshijne nje embargo armesh ndalim hyrjeje ne shtete te caktuara dhe ngrirjen e llogarive bankare te Gaddafit dhe te disa prej anetareve te familjes se tij si dhe te bashkepunetoreve te ngushte. Poashtu jane pergatitur edhe kushtet per nje proces te mundshem kunder Gaddafit ne Gjykaten Penale Nderkombetare ne Hage per shkak te krimeve kunder poullit te tij.
Vete seanca e Keshillit te Sigurimit u pershkua me nje atmosfere te jashtezakonshme - si rralle here mbizoteruan emocionet e madje edhe lotet. Ambasadori i Libise ne OKB Abdulraman Shalgham i cili deri tani ishte nje i besuar dhe ithtar i qeverise libiane per here te pare u distancua hapur nga Gaddafi. Ai apeloi tek KS qe te ndermarre masa per te ndalur gjakderdhjen ne vendin e tij.
Nuk eshte krim te kerkosh liri Bildunterschrift Ambasadori i Libise Mohamed Shalgam i drejtohet me tone emocionale KS.
shte me rendesi per popullin e Libise qe KS te marre vendime per te ndalur keto zhvillime ne vendin tim. Keshtu nuk mund te shkoje me. Njeriu nuk mund te jete udheheqes mbret dhe president dhe njekohesisht te vrase popullin e vet. Nuk eshte kurrfare krimi ne qofte se kerkon liri tha ai.
Perfundimi i fjalimit te tij u percoll me gjeste te jashtezakonshme perqafime me koleget nga vendet arabe dhe afrikane dhe urime per kete fjalim. Zevendesit te tij Dabbashi i cili javen e kaluar e ka quajtur Gaddafin te marre i rridhnin lotet.
Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon foli per nje moment historik dhe skena te jashtezakonshme ne Keshillin e Sigurimit. Me pare edhe ai apeloi qe kunder regjimit te Libise te vendosen sanksione. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadori gjerman Peter Wittig.
Dhuna duhet te nderpritet. Ata te cilet kane shkaktuar gjakderdhjen e njerezve te pafajshem duhet te denohen. Te drejtat elementare duhet te respektohen theksoi ai.
Gjermania mbeshtet sanksionet
Embargoja e armeve ndalimi i udhetimeve ngrirja e kontove te Gaddafit dhe hapja e mundesise per nje proces kunder Gadafit per krime jane masa me te cilat deshmohet se KS eshte i gatshem te veproje shpejt u shpreh ambasadori gjerman ne OKB Peter Wittig.
Ne angazhohemi qe kunder regjimit te Gaddafit te vendosen masa ndeshkuese. Vendimtare eshte qe dhuna ne Libi te nderpritet menjehere theksoi ambasadori gjerman. Me pare sanksionet kunder regjimit te Gaddafit i kane vendosur edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Autor Claudia Sarre/Bahri Cani
Redaktoi Elert Ajazaj