Nga metropoli ne gjirin e bjeshkes - Portret i nje ish-emigranti kosovar

Nje rruge zigzage ne Gryke te Strellcit rreth 8 kilometra ne veri te Decanit te con ne nje oborr te gjere me dhjetera pula. Nga diga e lumit derdhen dy gurra si ujevara qe formojne rrjedhen e furishme e cila ve ne pune mullirin e improvizuar brenda kasolles prej druri. Ky eshte mulliri i Regje Hajrizajt i lindur ne familje mullixhinjsh. Ne pleqeri ai i eshte riikthyer zanatit te te pareve te tij. Por 30 vjet te jetes Regja punoi dhe jetoi ne Mynih te Gjermanise.
Une kam jetu 30 vjet neMynih te Gjermanise. Dy vjet kam punu ne Like Metal pjese per aeroplana e ma vone ndertimtari ne Oktiv Holzman Likemetal Boll ntetana firmat ku jone kone ma tmedhate kam punu vec une si punetore. NGjermani kam jetu mire ne banese teme ku i pagujsha 600 marka por i kam pas tetana se shteti gjermon eshte shtet i forte shtet i moqem Tash e marr pensionin prej Gjermanise rregullisht rrefen 76 vjecari Hajrizaj duke hyre ne kasollen-mulli te cilin po e mbulojne fjollat e dendura te bores.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mulliri ku jeton e punon ish-emigranti
Ne Gjermani tani vetem si vizitor
Ne vitet 50-te kur nga mungesa e fuqise punetore ne Gjermani lindi nevoja per punetore nga shtetet e tjera pas marreveshjes se pare me Italine me 1955 lulezimi i ekonomise imponoi marreveshje te tjera. Ne vitin 1968 nenshkroi marreveshje edhe federata e ish-Jugoslavise. Nder rekrutet e shumte nga Kosova ishte edhe Regje Hajrizaj atebote 33 vjecar i cili si shume te tjere u nis per Gjermani me qellimin e vetem te punonte perkohesisht dhe me parate e fituara ti kthehej familjes per te cilen do te siguronte nje jete me te mire. Ne dallim nga shumica e bashkemoshatareve te tij ai Gjermanise i rikthehet vetem per vizite Kqyre cka po tthom Per me rrnue nGjermani jo kurre. Qe qetash jom kone po kreva pune e u ktheva. Piva kafe aty ku pishim me shoke e gjysma e shokeve te mi edhe ma tri se une tashti jane ntokeUne kom dhone buke sa ska dhane kush nEvrope me muaj I kam mbajt shqiptaret nbanese me buke. Por sot Allahu ma ka fale shneten sikur me i pas dhjete vjet. Kurre te mjeku sjom kone e ishalla sshkoj kurre
Ku mund te gjendet lumturia Regje Hajrizaj e di vendin e saj
Nje peshore prane deres se hapur nje arke druri me miell ne kend dhe thase me drith e miell rreth e qark gurit qe bluan misrin eshte pamja e brendshme e mullirit gjashte me kater nen te cilin rrjedh uji furishem. Ndersa matane murit me derrasa nje dhome e vogel me nje shtrat nje tavoline dhe nje stol te drunjte eshte dhoma ku 70 vjecari Regje Hajrizaj fle e zgjohet perdite. Qe qetu rri e fle. Qe ketu asht shtrati aty stufa tavolina stoliKrejt sende tmocme jone kto. Une pensionin e marr prej Gjermanise rrgullisht por kjo ma con mallin si nkohe tmoqme kur nStrellc i kemi pas tete mulli e tash jane mbet vec dy. Dhjetera katunde prej Peje nGjakove ktu e bine drithin me e blu. Se une para se me shku nGjermani ku o kone nje mulli jom shku e kam punu per nje kafshate buke rrefen mullixhiu i vjeter duke shprushur zjarrin ne stufe oxhaku i se ciles nuk ndalet ne asnje stine. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 30 vjet punoi Hajrizaj ne Gjermani. Ne pension u kthye ne Kosove
Vizitoret qe frekuentojne mullirin ai i mirepret me pula veze te fresketa dhe buke misernike te cilat i shtron ne tavolinen e drunjte. Per netet me vape vere ai ka ndertuar shtratin ne mes te lisave ndersa problemin e energjise elektrike e zgjidh sipas menyre se tij. Ajo tavoline me karrika tanaheret kur asht dita e mire me u hungj vine ketu do si kane qejf me e pa kete vend. Ate shtrat e kam mbaru me fjet veres. Edhe pulat i kam ketu per mysafire krejt kete e kam qel ndaq me e dit per sport temin.
Ne dallim nga Gastarbeiter-et e shumte te cilet punuan dhe mbeten ne Gjermani duke terhequr pas vetes edhe familjet e tyre lidhja e gjenerates se dyte me shtetin gjerman dhe keputja e lidhjeve me Kosoven ne rastin e Regje Hajrizit nuk ishte nje alternative. Bashkeshorten dhe kater djemte e tij. ai nuk i mori as per vizite. Plaku 76 vjecar megjithese kaloi nje jete ne gjirin e nje metropoli thote se lumturine e vertet e gjeti vec ne gryken e fshatit te tij.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi Lindita Arapi