E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalët e fundit shqip në BBC

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 13:30

BBC në shqip do të ndalojë më 28 shkurt 2011 transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe hapësirat e tjera shqiptare, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike. Lajmi u publikua në faqen online të agjencisë, ku theksohet se gjatë viteve që nga 28 shkurti 1993, BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.

BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumëpartiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviqit.

BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›