E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHC Ligjet japin OK per 6 kandidatet

6 kandidatet per anetar te Komisionit te Sherbimit Civil jane degjuar dje ne Komisionin e Ligjeve. 3 prej kandidaturave perkatesisht Pellumb Beqiraj Fatmir Tafaj dhe Pjeter Beleshi jane propozuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit ku edhe punojne aktualisht. Nderkohe qe Ramiz Coba Faik Sula dhe Manushaqe Hilaj jane propozuar si kandidate pas perzgjedhjes se tyre nga mbledhja e perfaqesuesve te pushtetit vendor. Sherbimi per Monitorimin e Institucioneve te Pavarura i konsideroi si te pershtatshme gjashte kandidaturat. Nderkohe gjate fjales se saj relatorja Arenca Trashani vleresoi se kandidaturat e sjella nga pushteti vendor kane pervoje ne administraten publike. Ajo vleresoi edhe kandidaturat e KLSH-se duke theksuar se edhe pse kane nje backround ekonomik secila prej tyre ka kontribut ne lidhje me kontrollin financiar te institucioneve. Gjithe secila prej ketyre kandidaturave do te doja te sherbente per kthimin ne normalitet dhe mirefunksionimin e KSHC-se - tha ajo. Kuvendi do te miratoje dy prej kandidaturave te propozuara nga pushteti vendor dhe nje prej kandidaturave te propozuara nga KLSH-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›