E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-te perndjekurit Te shembet piramida e diktatorit

Pas debateve te shumta per shembjen e piramides ne qender te kryeqytetit reagoi edhe Shoqata e ish-te Perndjekurve Politike. Ata e mbeshtesin shumicen ne vendimin e saj per shembjen e piramides pasi sipas tyre ajo simbolizon piramiden e krimeve te komunizmit. Gjithashtu ata jane dakord edhe me idene e kthimit te piramides ne nje parlament pasi ky i fundit per ta nuk simbolizon as te majten apo te djathten por te gjithe Shqiperine. Te perndjekurit politike jane te interesuar qe te shemben te gjitha piramidat e komunizmit dhe piramida e pare qe duhen shkaterruar jane krimet e komunizmit. Prishja e Piramides nuk eshte gje tjeter vec kthimi ne nje identitet tjeter ose kthimi ne nje ndertese madheshtore sic eshte Kuvendi i Shqiperise qe nuk eshte as majtas as djathtas po i perket Shqiperise - tha Lili Ndoci perfaqesuese e Shoqates se te Perndjekurve Politike dhe Antikomuniste. Ky reagim i Shoqates se te Perndjekurve Politike vjen pasi nga opozita prishja e piramides eshte konsideruar si nje krim ndaj objekteve kulturore te vendit. Por per kete pjese te shoqerise qe ne fakt e ka vuajtur me shume regjimin diktatorial te Shqiperise te atyre viteve kjo ndertese jo vetem qe nuk eshte objekt kulturor por sipas tyre ajo personifikon krimet e asaj kohe dhe simbolin e tyre. Per ish-te perndjekurit edhe propozimi i disa historianeve per heqjen e mozaikut ne Muzeun Kombetar eshte i drejte. Disa historiane shqiptare ngriten problemin e heqjes se mozaikut nga Muzeu Kombetar. Ne e mbeshtesim kete propozim te tyre sepse Muzeu Kombetar duhet te paraqese tere historine e kombit shqiptar dhe ai mozaik paraqet vetem historine e LNC-se dhe te ndertimit te socializmit - u shpreh Reshat Kripa perfaqesues i Shoqates se te Perndjekurve Politike dhe Antikomuniste. Ne kete menyre reagimi i ish-te perndjekurve ka qene i qarte ndaj akuzave te bera nga opozita ndaj mazhorances per shembjen e piramides. Ata nuk e mbeshtesin qendrimin e Partise Socialiste per ruajtjen e piramides por perkundrazi e konsiderojne prishjen dhe rindertimin ne te te nje parlamenti te ri kthim ne nje identitet tjeter pa krime komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›