PD kerkese Kushtetueses Percakto kritere te qarta per antaret

Gumi Interpretim te neneve 125 dhe 136 te Kushtetutes. Te percaktohet roli i sakte i Kuvendit dhe i Presidentit
Grupi parlamentar i Partise Demokratike kerkon interpretim te 2 neneve te Kushtetutes per sa u perket kritereve dhe procedures se zgjedhjeve te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte. Nepermjet nje kerkese te firmosur nga 28 deputete kerkohet interpretimi i neneve 125 paragrafi 1 2 3 te Kushtetutes dhe nenit 136 paragrafi 1 dhe 5. Ligjvenesit demokrate kerkojne ne kete menyre zgjidhjen e ngercit te krijuar per shkak te mosperputhjeve mes ligjit te Gjykates Kushtetuese dhe Kushtetutes por edhe percaktimin ne detaje te rolit te secilit institucion ne perzgjedhjen e kandidateve.
Kerkesa
Kerkesa jone per interpretimin e neneve te Kushtetutes posacerisht te lidhura me perberjen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte nis me nje pyetje baze Nese kerkojme te krijojme dhe te ruajme nje trupe gjyqesore te pavarur si nje objektiv madhor ne shtetin e se drejtes cilat procedura seleksionimi duhet te perdoren qe te maksimalizohet kjo arritje - nis kerkesa e ligjvenesve demokrate drejtuar Kushtetueses. Sipas kesaj kerkese te prezantuar edhe ne Komisionin e Ligjeve nga deputeti i PD-se Viktor Gumi duhet te saktesohet roli i secilit institucion Presidentit dhe Kuvendit per zgjidhjen e anetareve te ketyre gjykatave. Gumi shtoi se institucionalizimi i procedurave dhe marredhenies se emerimit te gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese duhet pare si nje proces kushtetues qe garanton stabilitet dhe percjell vlera si qellim te vetem te tij. Ai theksoi se nje prej aspekteve me te rendesishme ne kete drejtim perfshin kerkesat e kualifikimit per nje pozite ne anetaresine e Gjykates se Larte ose Gjykates Kushtetuese. Ky aspekt perfshin shkallen dhe menyren se si rekrutohen keta gjyqtare te larte perfshire ketu edhe perzgjedhjen mes trupes akademike dhe praktikanteve te se drejtes. Sa me te forta te jene kriteret e kualifikimit si per anen profesionale te pergatitjes ashtu edhe eksperiencen e gjate gjyqesore aq me shume ndikohet ne percepsionin se Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese jane unike komunitete profesionistesh me kerkesa te pervijuara qarte dhe sakte per hyrjen dhe koncetrimin e elites ne keto institucione te rendesishme. Ligjvenesi demokrat shtoi se kjo kerkese lind nisur dhe nga situata aktuale e krijuar ne Gjykaten Kushtetuese kur brenda nje periudhe te shkurter duhet te zevendesohen 6 anetare nderkohe qe ne ligjin organik te saj thuhet qe riperteritja me 1/3 behet nje here ne tre vjet. Ne te tilla kushte lind si domosdoshmeri ballafaqimi i situates aktuale te ketyre gjashte mandateve me percaktimet kushtetuese te perteritjes cdo tre vjet dhe ne nje te treten e perberjes se saj nepermjet nje vendimi interpretues perfundimtar te Gjykates Kushtetuese - shkruhet ne kerkesen e 1/5 se ligjvenesve demokrate. Ata kerkojne me konkretisht interpretim te nenit 125 paragrafi 3 i Kushtetutes ku thuhet se perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj. Ligjvenesit demokrate shtrojne gjithashtu pyetjen nese duhet te jene te njejtat kritere per kompozimin e Gjykates se Larte me ato te Gjykates Kushtetuese. A duhet te kete ndonje raport ne perberjen e Gjykates se Larte nepermjet raportit numerik te perberjes se saj mes gjyqtareve qe vijne nga pushteti gjyqesor dhe juristeve qe kane eksperience jashte sistemit gjyqesor A duhet te jete karriera vertikale nga Gjykata e Apelit ne Gjykaten e Larte si element fundor i karrieres ne gjyqesor apo duhet te pervijohen edhe linja te tjera kompozimi per kandidaturat qe i burojne nga pushteti gjyqesor - parashtrohet ne kerkese drejtuar Gjykates Kushtetuese. Interpretim kerkohet gjithashtu edhe per kriterin 10-vjecar te punes si gjyqtar percaktimi i sakte i llogaritjes se ketij afati si dhe nese Kuvendi mund te shtoje kritere te tjera per vleresimin e kandidaturave.
Nenet per te cilat kerkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese
Neni 125
1. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
2. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.
3. Perberja e Gjykates Kushtetuese perterihet cdo tre vjet ne nje te treten e saj sipas procedures se caktuar me ligj.
Neni 136
1. Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
5. Gjyqtare mund te jene vetem shtetasit me arsim te larte juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.
Opozita kunder ligjeve Do votojme kandidatet per ne Kushtetuese
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dje kater relacionet per kandidatet e dekretuar nga Presidenti Bamir Topi si anetare te Gjykates Kushtetuese. Pas nje debati per rreth 3 ore ligjvenesit kane votuar per secilin propozim te relatoreve demokrate duke i kerkuar seances plenare te jape pelqimin vetem per njerin nga 4 kandidateve. Sipas ligjvenesve demokrate duhet te zgjidhet anetar i Kushtetueses kandidati Fatmir Hoxha nderkohe qe nuk duhet te jepet pelqimi per kandidatet Edlira Jorgaqi Ardian Leka dhe Artan Hoxha. Opozita kundershtoi qendrimin e relatoreve demokrate duke votuar kunder konkluzioneve te tyre ndersa deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Nasip Naco abstenoi per te kater kandidatet. Gjate diskutimit te relacionit per kandidaten Edlira Jorgaqi relatorja Mesila Doda theksoi se jo eshte e papershtatshme per postin e anetarit te Kushtetueses. Sipas ligjveneses demokrate Jorgaqi ka punuar si avokate por nuk eshte regjistruar ne organet tatimore duke shkelur ligjin fiskal si dhe ka shkelur ligjin per konfliktin e interesit sepse gjate punes si drejtore e Studimeve ne Prokurorine e Pergjithshme ka dhene konsulence private per projektin e perputhjes se legjislacionit penal shqiptar me konventat e Keshillit te Evropes. Doda shtoi se kjo kandidate ka mbeshtetje politike sepse eshte propozuar si eksperte nga PS-ja per plotesimin e ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor. Te gjitha keto konstatime shtoi Doda e bejne ate kandidate te papershtatshme. Pretendimet u kundershtuan nga opozita. Deputeti Bashkim Fino duke folur ne parim per te gjithe kandidatet i konsideroi relacionet si politike dhe qe nuk vleresonin performancen e te dekretuarve. Me vjen keq qe kur diskutohen dekrete te tilla te ketyre personaliteteve juridike diskutohet jo profesionalisht por politikisht - tha ai. 13 ligjvenesit demokrate kane dhene votat pro per propozimin e Dodes nderkohe qe 9 deputetet e PS-se kane votuar kunder. Dhe relatoret Enkelejd Alibeaj dhe Gent Strazimiri moren mbeshtetjen e komisionit per ti sugjeruar Kuvendit te rrezoje kandidaturat e Artan Hoxhes dhe Ardian Lekes. Nderkohe qe komisioni ka votuar pro relacionit te deputetit Ylli Lama per ti sugjeruar Kuvendit qe te jape pelqimin per kandidatin Fatmir Hoxha.