E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillimet ne Kosove Berisha-Pacolli Normale per nje shtet demokratik

Kryeministri Sali Berisha priti dje kryetarin e Partise Aleanca Kosova e Re AKR zotin Behxhet Pacolli dhe nenkryetaren e kesaj partie zonjen Mimoza Kusari. Gjate takimit zoti Pacolli e informoi Kryeministrin Berisha per situaten e krijuar ne Kosove pas zhvillimeve te fundit politike. Ai theksoi se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga AKR-ja synon qe ta sjelle situaten politike ne nje normalitet institucional. Nder te tjera zoti Pacolli u shpreh se AKR e ka mbeshtetur qeverine e Kosoves ne te shkuaren me synim forcimin e institucioneve dhe ndertimin e shtetit ligjor. Nga ana e tij Kryeministri Berisha vleresoi se zhvillimet ne Kosove reflektojne zhvillime normale te nje shteti demokratik ku problemet politike trajtohen brenda kuadrit institucional kushtetues.Kryeministri siguroi per mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare ne procesin e njohjes se shtetit te Kosoves duke vene ne dispozicion te gjitha resurset e veta diplomatike. Duke vleresuar vendimin e GJND-se dhe rezoluten e OKB-se Kryeministri Berisha nenvizoi rendesine e madhe qe kane te dyja proceset si ai i njohjes se metejshme te shtetit te Kosoves ashtu edhe dialogun me Beogradin. Ne takim u diskutua edhe per ceshtje qe kane te bejne me forcimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne fusha me interes e perbashket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›